
Uran IsmailI: Kjo seancë është farsë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Uran Ismaili, e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të shtetit gjatë gjithë vitit, ndërsa seancën e së mërkurës e ka quajtur farsë.
“Kosova ka hyrë në mentalitet bllokues dhe arkitekt është vetë zoti [Albin] Kurti. Është dëshpëruese të shohësh Kuvendin në këtë situatë”, ka thënë Ismaili, duke e fajësuar kryeministrin në detyrë, Kurtin, për një mori gjërash, raporton Rel.
