HomeAktualeUniversiteti i Prishtinës u ndan titullin “Doctor Honoris Causa” Joseph J. DioGuardit...

Universiteti i Prishtinës u ndan titullin “Doctor Honoris Causa” Joseph J. DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit

spot_img

Rektori i Universitetit të Prishtinës, prof. Arben Hajrullahu, në ceremoninë e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa” për kongresistin amerikan Joseph J. DioGuardi dhe veprimtaren Shirley Cloyes DioGuardi, ka vlerësuar kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për Kosovën dhe shqiptarët.

Në fjalën e tij, rektori Hajrullahu tha se Universiteti i Prishtinës sot nuk po nderon vetëm dy personalitete të shquara, por edhe një miqësi dhe një kapitull të rëndësishëm të historisë së përbashkët.

“Joseph J. DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi i kanë dhënë Kosovës shumë më tepër se mbështetje politike: i kanë dhënë zë atëherë kur zëri i saj mezi dëgjohej, i kanë dhënë miqësi atëherë kur ajo kishte shumë nevojë për miq, dhe i kanë dhënë shpresë atëherë kur shpresa ishte ndër gjërat më të rralla”, tha Hajrullahu.

Ai theksoi gjithashtu rolin e Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në informimin dhe ndërgjegjësimin e opinionit dhe politikës amerikane për çështjen e Kosovës.

Sipas tij, një prej rezultateve më të rëndësishme të kësaj pune ishte misioni faktmbledhës i 29 gushtit 1990, kur shtatë senatorë amerikanë, të udhëhequr nga Robert J. Dole, vizituan Prishtinën.

“Ju ishit ndër të parët dhe ndër më këmbëngulësit që trokitët në dyert e politikës amerikane dhe i hapët ato dyer për Kosovën dhe për shqiptarët në përgjithësi”, u shpreh rektori.

Hajrullahu rikujtoi edhe sloganin e njohur të DioGuardive: “Pavarësi për Kosovën Tani – E Vetmja Rrugë Drejt Paqes në Ballkan.”
Në fund të fjalimit, rektori i Universitetit të Prishtinës u tha dy të nderuarve se dyert e universitetit do t’i kenë gjithmonë të hapura.
“Këtu, ashtu si kudo në Kosovë, nuk jeni mysafirë; jeni në shtëpinë tuaj”, përfundoi Hajrullahu.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...