Unitedi e transferon De Ligtin për 38 milionë euro

Unitedi e transferon De Ligtin për 38 milionë euro

Manchester United është i kënaqur të konfirmojë se Matthijs de Ligt i është bashkuar klubit, me kusht që të regjistrohet. Reprezentuesi holandez ka nënshkruar një kontratë deri në qershor 2029, me mundësi vazhdimi për një vit tjetër.

Manchester United e ka transferuar mbrojtësin holandez, Matthijs de Ligt, i cili ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2029.

Holandezi u transferua te Unitedi nga Bayern Munichu për vlerën e 38.6 milionë eurove, teksa më herët ka luajtur te Ajaxi, Juventusi e në fund tek bavarezët.

De Ligt tha se vendosi që t’i bashkohet Unitedit, pasi sipas tij, përshtypje i bëri vizioni dhe roli që panë drejtuesit e klubit te ai.

“Sapo dëgjova se Manchester United më donte, ndjeva një emocion për mundësinë për një sfidë të re në një klub kaq historik. Në bisedat që pasuan, më bëri përshtypje vizioni që dhe roli që panë për mua në të”.

“Erik ten Hag formoi fazat e hershme të karrierës sime, kështu që ai e di se si të nxjerrë më të mirën nga unë dhe mezi pres të punoj përsëri me të. Unë e di se çfarë duhet për të pasur sukses në nivelin më të lartë dhe jam i vendosur ta vazhdoj atë rekord në këtë klub të veçantë”, thuhet në njoftimin e Unitedit.

Fjalë të mëdha për mbrojtësin holandez pati edhe drejtori sportiv i Unitedit, Dan Ashworth, i cili tha se ai është i “jashtëzakonshëm dhe fitues i dëshmuar që do t’i shtojë cilësi, përvojë dhe udhëheqje grupit tonë”.

“Ai tashmë ka pasur suksese të konsiderueshëm në karrierën e tij dhe ne jemi të bindur se vitet e tij më të mira janë ende përpara; ne duam ta ndihmojmë atë t’i arrijë ato në Manchester United”.