Ukraina thotë se kontrollon 100 vendbanime ruse

Ukraina thotë se kontrollon 100 vendbanime ruse

Ukraina po vazhdon ofensivën e saj në territorin e Kurskut të Rusisë, tha komandanti i lartë ushtarak i Kievit.

Gjenerali Oleksandr Syrskyi thotë se trupat ukrainase kontrollojnë 1,294 kilometra katrorë të territorit rus dhe 100 vendbanime. Rreth 594 ushtarakë rusë u kapën robër, shton ai.

Javën e kaluar, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Ukraina kontrollonte më shumë se 1250 kilometra katrorë të territorit rus.

Duke folur përmes një video lidhje në TV ukrainas, Syrskyi thotë se një nga objektivat e sulmit  të Ukrainës në Kursk ishte “të shpërqendronte një numër të konsiderueshëm trupash armike nga zona të tjera”, si Pokrovsk dhe Kurakhove në Donbas, dhe ai u arrit me sukses.

Ai shton se Rusia ishte e vetëdijshme për këtë objektiv dhe po “përqendron njësitë e saj më të gatshme luftarake në zonën e Pokrovsk”.