Ukraina pretendon se Rusia deri më tani ka humbur 353 mijë e 190 ushtarë

Ukraina pretendon se Rusia deri më tani ka humbur 353 mijë e 190 ushtarë

Forcat e Armatosura të Ukrainës po pretendojnë se Rusia ka humbur 353 mijë e 190 ushtarë në Ukrainë, që nga fillimi i pushtimit.

Këtu përfshihen edhe 800 gjatë ditës së kaluar, ndërsa ajo që u tha ende nuk është verifikuar nga The Guardian.

Sipas vlerësimeve të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Rusia ka humbur gjithashtu 5 mijë e 858 tanke, 10 mijë e 888 automjete të blinduara luftarake dhe 8 mijë 314 sisteme artilerie që nga 24 shkurti i  2022-tës.