“Ukraina mund të humbasë më shumë qytete pas Avdeyevka”

“Ukraina mund të humbasë më shumë qytete pas Avdeyevka”

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka pranuar se trupat ukrainase mund të humbasin qytete të tjera pas braktisjes së Avdeyevka, nëse Kongresi amerikan nuk miraton ndihmë shtesë për Kievin.

Gazetarët e pyetën udhëheqësin amerikan nëse ishte i sigurt se Ukraina nuk do të humbiste edhe qytete të tjera. “Unë nuk jam. Nuk jam. Askush nuk mund të jetë,” u përgjigj Biden.

“Ka kaq shumë në rrezik”. shtoi ai.

Sipas presidentit amerikan, do të ishte “absurde” dhe “joetike” të refuzohej të mbështeste Kievin kur ushtrisë ukrainase po i mbarojnë municionet. “Unë do të luftoj për t’u marrë municionin që u nevojitet,” vuri në dukje ai.

Biden deklaroi gjithashtu se ai i kishte premtuar presidentit ukrainas Vladimir Zelensky të kërkonte fonde shtesë.