Uji i liqenit të Badovcit ende nuk mund të përdoret për pije

Uji i liqenit të Badovcit ende nuk mund të përdoret për pije

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka vazhduar monitortimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga liqeni i Badovcit.

Rezultatet nga analizat e ditës e diele (03. 11. 2024) tregojnë se vlerat e manganit sillen: Më e ulëta 0.151 mg/l (Lagja Qëndresa) deri te më e larta: 0.467 mg/L (Rr. Hyzri Talla -Kodra e Diellit).
Bazuar në të dhënat si më lart, uji në tërë zonën e furnizimit nga Liqeni i Badovcit (PR 03) ende nuk mund të përdoret për pije.

IKShPK në bashkëpunim me Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” do të vazhdojnë monitorimin e rregullt të ujit dhe popullata do të mbahet e informuar.