UEFA nis procedurat disiplinore kundër Serbisë pas mesazheve provokuese
UEFA-ja i ka filluar procedurat disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë të hënën pasi tifozët e këtij shteti kanë shfaqur banderola që “kanë transmetuar mesazh provokues të padenjë për një ngjarje sportive”.
Akuza vjen pas ankesës së Federatës së Futbollit të Kosovës në UEFA për mesazhet raciste të tifozëve serbë në ndeshjen mes Serbisë dhe Anglisë të dielën.
UEFA-ja po ashtu ka thënë që Inspektori Disiplinor dhe i Etikës do t’i hetojë sjelljet diskriminuese pas raportimeve nga disa vrojtues që ka pasur këndime majmunësh në drejtim të lojtarëve anglez nga një tifoz serb.
Tetë persona janë dërguar përkohësisht në mbajtje pas një përleshjeje midis fansave anglezë dhe serbë në Gelsenkirchen para takimit të së dielës.