HomeSportUEFA ndryshon formatin e Nations League dhe kualifikimeve për Botëror e Evropian

UEFA ndryshon formatin e Nations League dhe kualifikimeve për Botëror e Evropian

spot_img

UEFA ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në formatin e Nations League dhe në sistemin e kualifikimeve për Kampionatin Evropian dhe Kupën e Botës, me modelin e ri që pritet të hyjë në fuqi nga viti 2028.

Sipas raportimeve të fundit, Nations League nuk do të ketë më katër liga klasike, por tri liga me nga 18 skuadra. Kombëtaret do të zhvillojnë gjashtë ndeshje ndaj kundërshtarëve të ndryshëm, në një format të ngjashëm me atë të Champions League. Çerekfinalet, “Final Four” dhe ndeshjet e promovimit apo rënies nga liga do të mbeten pjesë e garës.

Ndryshime të mëdha do të ketë edhe te kualifikimet për Evropian dhe Botëror. Kombëtaret më të forta do të futen në një “League 1” me 36 ekipe, ndërsa skuadrat tjera në një kategori të dytë. Ekipet nuk do të luajnë më ndaj të gjithë rivalëve në grup, por vetëm disa ndeshje të përzgjedhura sipas shortit, njësoj si sistemi i ri i Champions League.

UEFA beson se ky format do të sjellë më shumë ndeshje interesante, më pak duele pa rëndësi dhe rivalitet më të madh mes kombëtareve, pa shtuar data të reja në kalendarin ndërkombëtar./Klankosova.tv

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...