
UEFA i përgjigjet MKRS-së, FFK-ja fiton edhe një “betejë”
UEFA i është përgjigjur zyrtarisht Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe ministrit Hajrulla Çeku, duke konfirmuar pranimin e emailit të tyre.
Në përgjigje, UEFA bën të ditur se një letër nga FIFA dhe UEFA i është dërguar Federatës përkatëse (FFK), e cila është bashkëngjitur për referencë, reportohet në media.
Po ashtu, UEFA shpreh gatishmërinë për diskutime të mëtejshme pas mbajtjes së kuvendit me 5 shkurt, nëse do të ketë nevojë.
