HomeSportUEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin, në rrezik edhe garat...

UEFA e gjobit me 200 mijë euro Ballkanin, në rrezik edhe garat evropiane

spot_img

UEFA ka shqiptuar një gjobë prej 200 mijë eurosh ndaj FC Ballkanit për shkak të vonesave në shlyerjen e detyrimeve financiare.

Klubi suharekas është në mesin e skuadrave të sanksionuara nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB), i cili ka konstatuar shkelje lidhur me pagesat e vonuara të borxheve.

Përveç gjobës financiare, Ballkani ka marrë edhe një përjashtim me kusht nga pjesëmarrja në garat evropiane. Ky dënim është pezulluar për një periudhë prove prej dy sezonesh dhe do të hyjë në fuqi vetëm nëse klubi përsërit shkelje të ngjashme gjatë sezoneve 2026/27 dhe 2027/28, transmeton Klankosova.tv.

Në të njëjtën listë të klubeve të gjobitura nga UEFA janë edhe CFR Cluj (200 mijë euro), Buduçnost Podgorica (95 mijë euro), Ordabasy Shymkent (75 mijë euro), Sarajevo (20 mijë euro) dhe Athletic Bilbao (10 mijë euro).

Vendimi i UEFA-s përbën një paralajmërim serioz për Ballkanin, i cili tani duhet të respektojë me përpikëri detyrimet financiare për të shmangur përjashtimin nga garat evropiane në të ardhmen.

 

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...