HomeSportUdinese ofron 1 milion euro për Mërgim Vojvodën

Udinese ofron 1 milion euro për Mërgim Vojvodën

spot_img

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka zgjuar interesimin e disa klubeve pas paraqitjeve të mira me Comon, ndërsa Udinese ka bërë tashmë lëvizjen e parë zyrtare për transferimin e tij.

Sipas raportimeve të gazetarit italian Gianluca Di Marzio, klubi nga Serie A ka dërguar një ofertë prej 1 milion eurosh për kartonin e Vojvodës, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, Como e ka konsideruar këtë shumë të pamjaftueshme dhe nuk ka dhënë dritën jeshile për transferimin.

Në anën tjetër, Udinese i ka ofruar mbrojtësit kosovar një kontratë trevjeçare, nga e cila ai do të përfitonte 1.1 milionë euro neto në sezon.

Udinese e dëshiron Mërgim Vojvodën dhe ka dërguar ofertë zyrtare prej 1 milion eurosh për lojtarin. Como aktualisht e konsideron këtë ofertë si shumë të ulët. Për lojtarin, propozimi është kontratë trevjeçare në vlerën e 1.1 milionë eurove për sezon”, ka raportuar Di Marzio.

Vojvoda pati një sezon të suksesshëm me Comon, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në suksesin e skuadrës së drejtuar nga Cesc Fàbregas, e cila siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Për momentin mbetet e paqartë nëse 30-vjeçari do të pranojë kalimin te Udinese, pasi qëndrimi te Como do t’i jepte mundësinë të realizojë ëndrrën për të luajtur në fazën më prestigjioze të futbollit evropian për klube, Ligën e Kampionëve.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...