U vlerësua si “lojtari i vitit”, Vinicius nuk fsheh emocionet: Dukej e pamundur që të mbërrija këtu

U vlerësua si “lojtari i vitit”, Vinicius nuk fsheh emocionet: Dukej e pamundur që të mbërrija këtu

Sulmuesi brazilian i Real Madrid, Vinicius Junior u vlerësua si lojtari i vitit, çmim ky i dhënë nga FIFA. Pas marrjes së trofeut individual, Vicinius u shfaq mjaft i emocionuar.

“Dukej e pamundur për mua që të mbërrija këtu, në këtë skenë. Erdha nga një vend i vogël, pranë varfërisë dhe krimit. Tani jam këtu”, tha ai.

Në sezonin 2023/2024, Vinicius realizoi 15 gola në La Liga, ndërsa në këtë edicion, ka gjetur 8 herë rrugën e rrjetës, raporton BallkanWeb.