U rendit e dyta në garën e Kupës së Botës për ski, kryeministri Rama “duartroket” Lara Colturin

U rendit e dyta në garën e Kupës së Botës për ski, kryeministri Rama “duartroket” Lara Colturin

Skiatorja shqiptare, Lara Colturi ia doli që të renditej në vendin e dyë në garën e Kupës së Botës, për herë të parë në histori. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka “duartrokitur” arritjen e 18-vjeçares.

Kështu, do të shfaqet për herë të parë flamuri shqiptar në podiumin e një kampionati botëror skish.

“Lara Colturi, skiatorja 18-vjeçare që përfaqëson Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Skive, ka arritur një rezultat historik me medalje e argjendtë, duke ngritur për herë të parë flamurin shqiptar në podiumin e një kampionati botëror skish”, shkruan numri një i qeverisë.