Homeballine 2“U përpoqa, tani ka marrë fund”, Neymar largohet nga Brazili pas eliminimit...

“U përpoqa, tani ka marrë fund”, Neymar largohet nga Brazili pas eliminimit nga Botërori

spot_img

Ylli brazilian i futbollit, Neymar, ka njoftuar tërheqjen nga Kombëtarja e Brazilit, menjëherë pas eliminimit të ekipit nga Norvegjia me rezultatin 2-1 në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Botës,

Pas ndeshjes, Neymar konfirmoi se ky ishte takimi i tij i fundit me fanellën e kombëtares, transmeton Klankosova.tv.

“U përpoqa. U përpoqa. Gjithçka nisi këtu, në MetLife Stadium, dhe këtu edhe përfundoi. Tani ka marrë fund”, deklaroi ai para gazetarëve.

Sulmuesi shënoi golin e vetëm të Brazilit në këtë sfidë, duke e mbyllur karrierën e tij ndërkombëtare me një bilanc mbresëlënës prej 80 golash në 130 ndeshje, si dhe 59 asistesh.

Brazili nuk ka arritur të fitojë Kupën e Botës që prej triumfit të vitit 2002, ndërsa largimi i Neymarit shënon fundin e një epoke për përfaqësuesen braziliane.

Lajmet e Fundit

Protesta e fermerëve, Haradinaj: Qeveria po godet prodhuesit vendorë

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas protestës së fermerëve të qumështit, të...

Isufaj: Operacioni kundër pastrimit të parave, mesazh i qartë se askush nuk është mbi ligjin

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, tha se operacioni i fundit kundër pastrimit të...

52 raste me fruth në Kosovë, IKShPK apelon për vaksinim

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se gjatë periudhës 16...

Prishtina zyrtarizon Arjanit Fazlijën, mesfushori 21-vjeçar rikthehet nga Gjermania

FC Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Arjanit Fazlija, i cili bëhet afrimi më...

Më të lexuarat

Ta mbrojmë me protestë demokratike projektin e gazit amerikan dhe aleancën tonë me SHBA-në

Avdullah Hoti, ish kryeministër  Duke refuzuar projektin e Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG) me prejardhje...

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...