U përfol se është ndarë nga Ben Affleck, Jennifer reagon për herë të parë

U përfol se është ndarë nga Ben Affleck, Jennifer reagon për herë të parë

Jennifer Lopez ka folur për herë parë pas lajmeve se martesa e me Ben Affleck është në krizë. Gjatë një konference për promovimin e filmit të saj të fundit, një ndër gazetarët e pyeti këngëtaren nëse lajmet për ndarjen janë të vërteta.

“Lajmet për ndarjen tënde me Ben Affleck është e vërtetë?”, e pyeti gazetari.

Lopez duke qeshur iu përgjigj: “Ti di të bësh më shumë sesa kaq”.

Edhe pse lajmet ende nuk janë konfirmuar apo mohuar, Jennifer dhe Affleck jetojnë në shtëpi të ndryshme. Sipas disa burimeve për mediat e huaja, dyshja janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, por kanë qasje shumë të ndryshme dhe ky është shkaku i ndarjes së tyre.

“Ata thjesht kanë qasje shumë të ndryshme kur bëhet fjalë për vëmendjen e medias. Beni urren gjithë vëmendjen dhe kjo e bën atë shumë të parehatshëm. Jennifer ka pasur gjithmonë një qasje të ndryshme”, tha një burim.

Kujtojmë që dy vite më parë Jennifer dhe Ben u martuan me njëri-tjetrin, rreth 20 vite pasi çifti i dhanë fund lidhjes së tyre.