U hodh shorti për edicionin e ri në Superligë, Ligën e Parë dhe Ligën U17 të vajzave

U hodh shorti për edicionin e ri në Superligë, Ligën e Parë dhe Ligën U17 të vajzave

Sot në ambientet e FFK-së u bë tërheqja e shortit për Superligën, Ligën e Parë dhe Ligën U17 në konkurrencën e vajzave. Shorti u tërhoq në praninë e Komisionit të Garave të këtyre ligave, kryetares Lindita Cena, anëtarit Agron Shosholli dhe shefes së zhvillimit të futbollit të femrave, Valbona Gashi Uka si dhe përfaqësuesve të klubeve.

Edicioni i ri garues në këto liga do të nisë më 23/24 gusht. Në Superligë qysh në javën e parë do të zhvillohet derbi ndërmjet Dukagjinit dhe Mitrovicës, skuadra këto të cilat në edicionin e fundit patën një konkurrencë të ashpër si për titull, ashtu edhe për Kupën e Kosovës. Në dy ndeshjet tjera do të takohen: Malisheva-Feronikeli dhe Ulpiana –Prishtina. Në Ligën e Parë, në javën e parë do të takohen: Intelektualet –Bazeli 2015, 2 Korriku –Istogu, Deçani –Vizioni, Kosova VR –Presingu dhe Llapi –Jakova. Ndërkaq, në Ligën U17, në javën e parë do të takohen: Grupi A: Bazeli 2015 –2 Korriku, Llapi –Prishtina, Kosova VR –Presingu, Ferizaj pushon; Grupi B: 16 Qershori –Istogu, Mitrovica –Feronikeli dhe Dukagjini –Behari.