U hodh shorti për çerekfinale të Kupës së Kosovës

U hodh shorti për çerekfinale të Kupës së Kosovës

Sot në selinë e FFK-së në prani të Komisionit të Garave, administratorit të Superligës dhe përfaqësuesve të klubeve është bërë tërheqja e shortit për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Fituesja e këtij trofeu në edicionin e kaluar, Prishtina do të ballafaqohet me skuadrën e Ligës së Parë, Trepçën’89.

Ndërkaq, Ballkani do të përballet me Malishevën. Interesante do të jetë edhe përballja tjetër ndërmjet dy skuadrave elitare, Dukagjinit dhe Dritës, por edhe ajo ndërmjet dy skuadrave pretendente për të hyrë në elitë, Vjosës dhe Suharekës 23. Edhe faza çerekfinale zhvillohet vetëm me një ndeshje. Duelet e kësaj faze zhvillohen më 6 e 7 mars.