HomeKulturëU hap konferenca shkencore “Java e Albanologjisë 2026”

U hap konferenca shkencore “Java e Albanologjisë 2026”

spot_img

Ministrinë detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, mori pjesë në hapjen e konferencës shkencore “Java e Albanologjisë 2026”, organizuar nga Instituti Albanologjik i Kosovës. Në edicionin e të 17-të, Konferenca mblodhi akademikë, studiues, profesorë dhe përfaqësues institucionalë nga Kosova, Shqipëria dhe hapësira të tjera shqiptare, për të diskutuar mbi zhvillimet më të reja në fushën e albanologjisë, gjuhësisë, historisë, letërsisë dhe trashëgimisë kulturore.

Në fjalën e tij, ministri Hajrulla Çeku theksoi rëndësinë e albanologjisë si një nga shtyllat themelore të identitetit kulturor dhe kombëtar shqiptar. Ai vlerësoi kontributin e studiuesve shqiptarë ndër vite në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës, kulturës dhe kujtesës historike, duke potencuar se “Java e Albanologjisë” është shndërruar në një hapësirë të rëndësishme të dialogut shkencor dhe akademik.

Ministri Çeku u ndal veçanërisht te sfidat e gjuhës shqipe në epokën digjitale, me ç’rast theksoi nevojën për zhvillimin teknologjik të saj përmes korpuseve moderne gjuhësore, fjalorëve digjitalë, sistemeve të përkthimit automatik dhe platformave të inteligjencës artificiale që mbështesin shqipen.

Për rëndësinë e Konferencës dhe rolin e Institutit Albanologjik si një institucion me rëndësi të veçantë për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kombëtare shqiptare folën edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Instituti Albanologjik, Fadil Grajqevci dhe konsulli i Shqipërisë në Kosovë, Françesk Fusha.

Lajmet e Fundit

“No Sorry”, Butrint Imeri publikon këngën e re

Këngëtari Butrint Imeri ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor. Kënga është prodhuar...

Gruda thotë se koalicioni me VV-në i pamundur nëse refuzohet gazi amerikan

Përparim Gruda, ka thënë se PDK nuk përjashton asnjë parti për marrëveshje politike, por...

Real Madrid, mund të lërë të lirë lojtarin për 50 milionë euro

Pas shumë lëvizjeve në hyrje, si zyrtare ashtu edhe në formë thashethemesh, Real Madridi...

AGK-ja, e alarmuar nga paralajmërimi i KPM-së për mbylljen e emisionit Debat Plus

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është thellësisht i shqetësuar nga diskutimi i sotëm në...

Më të lexuarat

Xhandarmëria e Kosovës, projekt për siguri shtetërore apo deformim i rendit kushtetues?

Shkruan: Hisen Berisha  Pyetja më logjike që sot duhet ta shtrojë secili qytetar me kulturë...

Tradhtia nuk shlyhet me propagandë elektorale: Kurti, Osmani dhe pazaret kundër Kosovës

Shkruan: Hisen Berisha Deklaratën se Albin Kurti “ka rrëshqitur në tradhti” e kam thënë me...

Degjenerimi total i politikës dhe mediave në Kosovë

Shkruan: Shyqyri Haxha Kjo që po ndodh në Kosovë nuk është më thjesht krizë politike,...