HomeSportU-17/ Shqipëria e nis me barazim raundin e dytë kualifikues të Europianit,...

U-17/ Shqipëria e nis me barazim raundin e dytë kualifikues të Europianit, 2-2 ndaj Letonisë në Rrogozhinë

spot_img

Kombëtarja shqiptare U-17 e nisi me një barazim 2-2 ndaj Letonisë aventurën në raundin e dytë të kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17, në ndeshjen e zhvilluar në “Arena Egnatia” në Rrogozhinë.

Trajneri Armand Dama e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Lleshi (GK), Amataj, Gashi (C), Malko, Nushi, Zekaj, Vata, Allasufi, Muslika, Matjani dhe Uldedaj.

Takimi nisi jo mirë për kuqezinjtë, me Letoninë që kaloi në avantazh që në minutën e 2-të me Baltrušaitis. Reagimi i Shqipërisë ishte i menjëhershëm dhe skuadra e drejtuar nga trajneri Armand Dama riktheu ekuilibrat në minutën e 19-të, kur Armend Muslika u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë shtuan presionin dhe arritën të përmbysnin rezultatin në minutën e 81-të, sërish me protagonist Armend Muslikën, autor i golit të dytë personal në këtë sfidë. Kur dukej se Shqipëria po shkonte drejt fitores, Letonia barazoi në minutën e 88-të me Blūms, duke vulosur rezultatin përfundimtar 2-2.

Shqipëria merr kështu pikën e parë në Grupin B6 të Ligës B dhe do të vijojë rrugëtimin në këtë raund kualifikues me ndeshjen e radhës ndaj Ukrainës, e cila do të luhet më 9 qershor në “Arena Egnatia”

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...