HomeSportTurqia e eleminuar, por Montella nuk tërhiqet: Harrojeni dorëheqjen!

Turqia e eleminuar, por Montella nuk tërhiqet: Harrojeni dorëheqjen!

spot_img

Trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella u shfaq i zemëruar në konferencë për shtyp para takimit ndaj SHBA-së.

‘Nuk e jap dorëheqjen dhe nuk dorëzohem-tha Vincenzo Montella-kam ende energji, entuziazëm dhe një zhguall akoma më të fortë, përtej mbështetjes së Federatës. Nëse dikush dëshiron që unë të largohem, të mbledhë mendjen se kjo nuk do të ndodhë’.

Këta futbollistë meritojnë më shumë respekt nga sa iu është dhënë, janë krenaria dhe djemtë e një vendi-tha Montella-janë djemtë e mi, djemtë tuaj. Duhen mbrojtur, kritikuar nëse duhet, por kurrë në aspektin personal dhe me tone fyese siç ka ndodhur në ditët e fundit. Si mund të thuash që humbëm sepse nuk kishte unitet dhe vëllazëri në këtë kombëtare? Jemi me të vërtetë një familje. Jashtë hotelit tonë në Los Angeles ishin 3 persona që na kontestuan dhe më shumë u bënë lajm këta, sesa ata qindra persona që na mbështetën, kjo është e patolerueshme’.

‘Jemi ndër të parët nga ekipet për aksionet në zonën kundërshtare, për aksionet në 25 m e fundit të sulmit, të dytët për hyrjet brenda zonës kundërshtarët, të tretët për rastet e krijuara e kështu me radhë-shtoi Montella-është e vërtetë, duhet të shënosh dhe ne nuk ia dolëm, pra kemi gabuar në diçka, por iu afruam kaq shumë…Nëse qoftë edhe 1 nga 61 gjuajtjet e bëra në 2 ndeshje do të kishte hyrë në portë sot do të tregonim një tjetër histori. Për këtë arsye nuk mund të shkatërrojmë gjithçka dhe i kërkoj popullit turk të na qëndrojë pranë’, raporton BallkanWeb.

 

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...