Tuchel zyrtarisht trajner i Anglisë, debutimin do ta ketë me Shqipërinë

Tuchel zyrtarisht trajner i Anglisë, debutimin do ta ketë me Shqipërinë

Thomas Tuchel ka nisur zyrtarisht detyrën si trajneri i kombëtares së Anglisë me një kontratë 18-mujore që zgjat deri në fund të Kupës së Botës 2026.

Emërimi i Tuchelit si pasardhësi i Gareth Southgate u konfirmua nga Federata Angleze e Futbollit në tetor, por sot ai nis zyrtarisht punën si tekniku i “Tre Luanëve”, teksa do të ketë si ndihmës ish-futbollistin Anthony Barry, me të cilin ka punuar së bashku në Chelsea dhe Bayern Munich.

Tuchel ishte i pranishëm në fillim të dhjetorit në shortin kualifikues të Kupës së Botës 2026 , ku pa Anglinë të vendosur në një grup së bashku me Shqipërinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.