Tuchel konfirmon “divorcin” me Bayernin: Nuk arritëm marrëveshje
Thomas Tuchel nuk do të jetë pjesë e Bayern Munich sezonin e ardhshëm. Njoftimi i ndarjes së teknikut me bavarezët ndodhi disa javë më parë, por u tentua të bëhej prapakthehu.
Duke llogaritur refuzimet e shumta dhe vështirësinë e gjetjes së një trajneri të përshtatshëm për rekordmenët e futbollit gjerman, drejtuesit e Bayernit medituan në lidhje me konfirmimin e 50-vjeçarit edhe për një sezon.
“Kjo është konferenca ime e fundit për shtypin si trajner i Bayernit. Ka pasur bisedime dhe negociata, por nuk kemi mbërritur në një marrëveshje. Kështu që vendimi i muajit shkurt mbetet në fuqi”, konfirmoi strategu i njohur.
Tuchel u ul në pankinën e bavarezëvë në fundin e marsit të vitit të kaluar, teksa fitoi titullin kampion falë gabimit të Dortmundit në javën e fundit.