Tryezë diskutimi për “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore dhe Dhunës në Familje”

Tryezë diskutimi për “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore dhe Dhunës në Familje”

Divizioni i Policimit në Bashkësi, Drejtoria për Parandalimin dhe Hetimin e Dhunës në Familje, i mbështetur nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, organizoi tryezë diskutimi në kuadër të Fushatës Globale “16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore dhe Dhunës në Familje”.

Temë e diskutimit ishte: “Rritja e ndërgjegjësimit kundër dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje dhe qasja në drejtësi”.

Ky aktivitet ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit në lidhje me rëndësinë e veprimit të koordinuar për parandalimin e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, si dhe promovimin e qasjes në drejtësi për të gjitha viktimat. Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të institucioneve kyçe, duke përfshirë Prokurorinë, Zyrën për Mbrojtjen e Viktimave, Qendrat për Punë Sociale dhe strehimoret.

Në tryezën e diskutimit, u theksua nevoja për një bashkëpunim të fortë ndërinstitucional, përmirësimin e përgjigjes ndaj rasteve të dhunës dhe fuqizimin e grupeve më të cenueshme të shoqërisë. Po ashtu, u nënvizua rëndësia e ndryshimit të perceptimeve dhe veprimeve ndaj këtyre problemeve, për të krijuar një mjedis më mbështetës dhe të sigurt për viktimat.

Ky aktivitet është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për të luftuar dhunën me bazë gjinore dhe dhunën në familje dhe për të promovuar të drejtat e viktimave në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.