
Trusti vjen me një njoftim të rëndësishëm
Ka filluar pranimi i aplikimeve online për pension.
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) ka kënaqësinë t’i njoftojë të gjithë kontribuuesit tanë se faza e testimit të platformës për aplikimin online për tërheqjen e pensionit është përfunduar me sukses. Të gjithë kontribuuesit e kualifikuar mund t’i dorëzojnë kërkesat e tyre për pension në mënyrë elektronike, përmes faqes zyrtare të FKPK-së (eTrustit).
Kjo platformë është zhvilluar me qëllim të thjeshtimit të procesit të aplikimit, duke mundësuar një përvojë më të shpejtë, më të sigurt dhe më të lehtë për të gjithë kontribuuesit tanë, pa pasur nevojë për vizita fizike në zyrat tona.
“Për të aplikuar online, kontribuuesit duhet të:
• Vizitojnë faqen tonë zyrtare www.trusti.org
• Përdorin identifikimin përmes platformës eTrusti.
• Plotësojnë formularin e aplikimit dhe të bashkëngjisin dokumentet e nevojshme”.
“Për më shumë informata rreth procedurës, kritereve të aplikimit dhe pyetjeve më të shpeshta, ju ftojmë të vizitoni seksionin “Tërheqja e Kursimeve” në faqen tonë të internetit ose të na kontaktoni përmes qendrës së thirrjeve. I falënderojmë të gjithë kontribuuesit për durimin dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë kësaj faze të rëndësishme të digjitalizimit të shërbimeve tona”, ka njoftuar Trusti.