HomeAktualeTrumpi provokon Iranin, publikon hartën ku Hormuzi shënohet si territor i ShBA-së

Trumpi provokon Iranin, publikon hartën ku Hormuzi shënohet si territor i ShBA-së

spot_img

Ngushtica e Hormuzit, territori i ri i Shteteve të Bashkuara. Donald Trump nuk tërhiqet nga ideja e tij, por së fundi e çoi edhe më tej provokimin ndaj Iranit duke publikuar në rrjetet sociale një hartë ku rruga strategjike ujore paraqitet si pjesë e ShBA-së.

Ngushtica, përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e naftës në botë, ndodhet në ujërat territoriale të Iranit dhe Omanit. Idenë e aneksimit të saj, Trump e hodhi për herë të parë të premten, dhe me sa duket, po vazhdon t`i mëshojë, pavarësisht indinjatës së regjimit të ajatollahëve.

“Ne e kontrollojmë atë përmes bllokadës dhe më pëlqen ideja për ta shpallur territory amerikan. Po nxjerrim miliona fuçi nafte në javë” përmes Ngushticës së Hormuzit,. Çmimet e naftës po bien dhe rënia do të vazhdojmë nëse vendosim të bëjmë diçka shumë më drastike se ajo që po bëjmë aktualisht”, ishte mesazhi i tij. Irani i cilësoi të tilla deklarata si iluzione. “ShBA-ja nuk e pranon realitetin e humbjes”, tha zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, që këmbënguli se është Republika Islamike që vazhdon ta mbajë në fakt të bllokuar ngushticën dhe ka në dorë fatin e saj, raporton TCh.

Teherani kërkon gjithashtu respektimin e kritereve të marrëveshjes së arritur mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, si kusht për rihapjen e kanalit ujor nga ku kalon 20% e furnizimeve globale me gaz dhe naftë.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...