HomeAktualeTrump thotë se Irani po i afrohet shumë marrëveshjes me ShBA-në

Trump thotë se Irani po i afrohet shumë marrëveshjes me ShBA-në

spot_img

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se Irani është “duke u afruar gjithnjë e më shumë” me arritjen e një marrëveshjeje me Shtetet e Bashkuara lidhur me luftën, ndërsa edhe Teherani ka sinjalizuar se gjatë javës së kaluar është bërë përparim në bisedime.

Megjithatë, të dy palët kanë treguar kujdes në deklarata, ndërsa zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit ka theksuar se çështja e armëve bërthamore nuk do të jetë pjesë e propozimeve fillestare të marrëveshjes.

Trump, në një intervistë për CBS News, partnerin amerikan të BBC-së, tha se kishte parë një draft-marrëveshje me Iranin. I pyetur nëse ajo ishte e mjaftueshme, ai u përgjigj: “Nuk e di, nuk mund t’jua them këtë”, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti nuk dha detaje të mëtejshme rreth draftit, por këmbënguli se çdo marrëveshje do të parandalonte “absolutisht” Iranin nga sigurimi i armëve bërthamore.

“Do të nënshkruaj vetëm një marrëveshje ku marrim gjithçka që duam,” tha ai. “Ose do të kemi marrëveshje, ose do të kemi një situatë ku asnjë vend nuk do të goditet aq rëndë sa do të goditet Irani.”

Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baqaei, deklaroi në televizionin shtetëror të shtunën se qëndrimet e ShBA-së dhe Iranit janë afruar gjatë javës së fundit, por paralajmëroi se kjo nuk do të thotë se do të arrihen marrëveshje për çështjet kryesore.

 Ai gjithashtu akuzoi palën amerikane për “deklarata kontradiktore”.

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...