Trump pranon Boeing 747 si dhuratë nga Katari

Trump pranon Boeing 747 si dhuratë nga Katari

Sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, ka pranuar një Boeing 747 si dhuratë nga Katari. Presidenti Donald Trump mund ta përdorë aeroplanin si Air Force One.

Zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, tha se departamenti do të kërkojë masa të përshtatshme sigurie për ta bërë avionin të sigurt për përdorim presidencial.

Ai deklaroi se avioni u pranua “në përputhje me të gjitha rregullat dhe rregulloret federale”.

Avioni që Katari i ofroi Trump vlerësohet të ketë një vlerë prej rreth 400 milionë dollarësh (352 milionë euro). /Klankosova.tv