HomeAktualeTrump: Nuk kemi marrë sinjale nga Irani për pezullimin e bisedimeve të...

Trump: Nuk kemi marrë sinjale nga Irani për pezullimin e bisedimeve të paqes

spot_img

Donald Trump ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë informacion nga Irani lidhur me raportimet se Teherani ka pezulluar bisedimet e paqes, duke komentuar situatën në një telefonatë të shkurtër për NBC News.

Sipas tij, një deklaratë e tillë është “e përshtatshme për t’u thënë”, duke shtuar se Irani “janë negociatorë më të mirë sesa luftëtarë”. Megjithatë, Trump theksoi se kjo nuk nënkupton përshkallëzim ushtarak nga SHBA-ja, transmeton Klankosova.tv.

“Kjo nuk do të thotë që ne do të shkojmë dhe do të fillojmë të hedhim bomba kudo atje”, u shpreh ai, duke shtuar më tej se sipas tij është folur shumë për situatën dhe se “heshtja do të ishte shumë më e mirë”.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë kur agjencia iraniane Tasnim ka raportuar më herët se negociatorët e Iranit do të ndalojnë bisedimet dhe shkëmbimin e mesazheve përmes ndërmjetësve.

Po ashtu, sipas kësaj agjencie, Irani ka ndërmarrë hapa për bllokimin e plotë të Ngushticës së Hormuzit, ndërsa është përmendur edhe mundësia që Ngushtica Bab al-Mandeb, e cila lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit dhe Oqeanin Indian, të vihet në shënjestër në zhvillimet e mëtejshme.

Lajmet e Fundit

Dehari thërret seancën e Kuvendit më 9 shtator

Kryesuesi i Seancës Konstitutive të Kuvendit, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës...

FC Malisheva zyrtarizon transferimin e Rimal Haxhiut

FC Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e Rimal Haxhiut, i cili është bërë pjesë e...

Gjini: Suksesi në “Taranto 2026”, motivim i madh para Lojërave Mesdhetare 2030 që mbahen në Kosovë

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka përgëzuar sportistët kosovarë për suksesin e arritur në...

Prokuroria dorëzon aktakuzë për 35 persona për vrasjen e civilëve në lagjen e Jasharëve në Prekaz

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë në mungesë...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...