HomeAktualeTrump njofton armëpushim treditor mes Rusisë dhe Ukrainës

Trump njofton armëpushim treditor mes Rusisë dhe Ukrainës

spot_img

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, njoftoi të premten se Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord për një armëpushim tre-ditor, i cili do të pasohet nga një shkëmbim të burgosurish

Armëpushimi do të zbatohet më 9, 10 dhe 11 maj, ndërsa Kremlini përgatitet të mbajë një paradë ushtarake për Ditën e Fitores, shkruan Euronews.com, transmeton Klankosova.tv 

Në një postim në rrjetet sociale, Trump tha se ai bëri kërkesën për ndërprerjen e armiqësive dhe se kjo u ra dakord nga udhëheqësit e të dy vendeve.

Presidenti amerikan tha se kërkesa për armëpushim ishte bërë drejtpërdrejt prej tij dhe falënderoi presidentin rus, Vladimir Putin, si dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për pranimin e marrëveshjes.

“Shpresojmë që ky të jetë fillimi i fundit të një lufte të gjatë, vdekjeprurëse dhe të ashpër. Bisedimet për përfundimin e këtij konflikti madhor po vazhdojnë dhe çdo ditë po afrohemi më shumë drejt paqes”, u shpreh Trump. /Klankosova.tv

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...