HomeAktualeTrump: Marrëveshja me Iranin e shkëlqyer, do të nënshkruhet në Evropë

Trump: Marrëveshja me Iranin e shkëlqyer, do të nënshkruhet në Evropë

spot_img
Presidenti amerikan, Donald Trump, është deklaruar sërish lidhur me marrëveshjen me Iranin, që sipas tij, mund të finalizohet së shpejti.
Pas vendimit për t’i anuluar sulmet e sotme ndaj Teheranit, Trump ka folur për një “marrëveshje të shkëlqyer” që sipas tij, do të mund t’i jepte fund luftës me Iranin.
Ai ka thënë se marrëveshja do të finalizohet në ditët në vijim, derisa ka shtuar se ajo mund të nënshkruhet në një ceremoni që do të zhvillohet në Evropë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.
Trump ka thënë se në këtë ceremoni nënshkrimi do të merrte pjesë zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance.

“Dokumentet janë mjaft në formë përfundimtare, kështu që do ta shohim. Kjo duhet të bëhet shumë shpejt,”, ka thënë Trump gjatë një eventi në Zyrën Ovale të enjten.

Lidhur me këtë, ai ka thënë se ka folur me një numër udhëheqësish, përfshirë kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe krerët e vendeve të Gjirit. /Klankosova.tv

Lajmet e Fundit

Agim Ademi tregon se çka bisedoi në takimin me Donald Trumpin (VIDEO)

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka rrëfyer detaje nga takimi...

Franca përshpejton dërgimin e pajisjeve ushtarake në Ukrainë

Presidenti francez Emmanuel Macron është zotuar të përshpejtojë dërgimin e pajisjeve të reja ushtarake...

Frika nga rënia e Euros, shqiptarët i kthejnë kursimet në lek

Shqiptarët po zgjedhin të ruajnë kursimet me monedhën vendase. Depozitat në lek u rritën...

Ademi: Zhgënjimi për Botërorin kaloi, Kosova po ndërton një tjetër nivel

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë se Kosova e...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...