HomeAktualeTrump kërcënon ta marrë nën kontroll Ngushticën e Hormuzit teksa sulme të...

Trump kërcënon ta marrë nën kontroll Ngushticën e Hormuzit teksa sulme të reja trondisin Gjirin

spot_img

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë të hënën se Shtetet e Bashkuara mund të bëhen “engjëlli mbrojtës” i Ngushticës së Hormuzit, pas një vale të re sulmesh ajrore, të nxitura nga aktivitetet në këtë rrugë jetike ujore, që tronditën rajonin e Gjirit.

Në një intervistë telefonike për Fox News të hënën, Trump tha se nëse Shtetet e Bashkuara e marrin kontrollin e ngushticës, ato duhet të kompensohen për këtë detyrë.

Nëpër këtë ngushticë kalonin rreth një e pesta e transportit botëror të naftës dhe gazit në kohë paqeje, dhe ajo tani është bërë një nga fushëbetejat kryesore të konfliktit, raporton Rel.

“Ne do ta mbajmë ngushticën dhe me shumë gjasa do ta administrojmë atë. Do të bëhemi mbrojtësi i ngushticës. Ndoshta do ta quajmë engjëlli mbrojtës i ngushticës. Dhe, duhet të na kompensojnë për këtë”, tha ai, pa dhënë hollësi të tjera.

Trupat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) thanë të hënën se e vetmja mënyrë për ta rikthyer lundrimin nëpër ngushticë është ndërprerja e ndërhyrjes ushtarake amerikane në këtë rrugë ujore.

Ndërkohë, Trumpi e bëri këtë kërcënim pak pasi Shtetet e Bashkuara goditën shënjestra në jug të Iranit si përgjigje ndaj sulmeve të Teheranit kundër anijeve në Ngushticën e Hormuzit, gjë që nxiti sulme iraniane ndaj fqinjëve të tij në Gjirin Persik.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...