HomeAktualeTrump: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

Trump: Irani nuk mund të ketë armë bërthamore

spot_img

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ripërsëritur se synimi kryesor i Shteteve të Bashkuara sa i përket Iranit është që Teherani të mos zhvillojë apo të ketë armë bërthamore.

“Qëllimi numër një është dhe do të jetë gjithmonë që Irani të mos mund të ketë, në asnjë mënyrë, formë apo rrethanë, një armë bërthamore”, shkroi Trump në një postim të shkurtër në platformën e tij, Truth Social më 17 gusht, raporton Rel.

Deklarata i tij vjen në përfundim të afatit të memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar mes Uashingtonit dhe Iranit më 17 qershor, i cili parashihte një afat prej 60 ditësh për zhvillimin e mëtejshëm të bisedimeve, me synimin që palët të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës që ka nisur gjashtë muaj më parë.

Irani vazhdimisht ka insistuar se programi i tij bërthamor është për qëllime civile, duke thënë se nuk synon që të ketë armë bërthamore.

Irani dhe SHBA-ja nuk kanë negociuar një marrëveshje për programin bërthamor të Teheranit brenda 60 ditëve të dakorduara nga palët për një marrëveshje më të gjerë, ndërsa qëllimi fillestar i deklaruar i memorandumit – hapja e Ngushticës së Hormuzit – nuk është arritur.

Lajmet e Fundit

AAK bojkoton seancën e nesërme të Kuvendit, paralajmëron referimin e çështjes në Kushtetuese

Në mbledhjen e sotme, Kryesia e Aleancës ka aprovuar mbështetjen për Grupin Parlamentar të...

Endrit Thaçi poston muralin e katërshes së UÇK-së që u zbulua në Prishtinë

Në Kryeqytet është zbuluar pasditen e sotme një mural i ri, i cili i kushtohet...

Prishtina dhe Llapi shënojnë fitore bindëse në Superligë

Prishtina ka shënuar fitore të thellë ndaj Drenicës, duke triumfuar me rezultat 4-1, në...

UP mirëpriti përfaqësuesit e projektit „STRUCTUVET” nga Universiteti Autonom i Barcelonës dhe Universiteti i Milanos

Në takim u diskutua për modernizimin e kurrikulës së Mjekësisë Veterinare dhe forcimin e...

Më të lexuarat

Shteti duhet të fitojë mbi pushtetin

Shkruan: Hisen Berisha Kosova po përballet me një krizë që nuk mund të shpjegohet vetëm...

Pasiguria politike ka çmim, ekonomia e Kosovës po e paguan faturën

Shkruan: Safet Gërxhaliu Nëse e shohim situatën e Kosovës në vitin 2026, ekonomia vazhdon të...

Kosovë,

Shkruan: Valon Murtezaj ka ardhur koha që të kujtojmë, dhe kuptojmë se, politika përveç që...