Trump edhe zyrtarisht kandidat i republikanëve për president të SHBA-së

Trump edhe zyrtarisht kandidat i republikanëve për president të SHBA-së

Donald Trump pranoi nominimin presidencial republikan para një turme në Konventën Kombëtare Republikane në Milwaukee dhe mbajti fjalimin e parë që nga atentati në të cilin u plagos në vesh.

“Unë po kandidoj për të qenë president i gjithë Amerikës, jo vetëm i gjysmës së Amerikës, sepse të fitosh vetëm gjysmën nuk është një fitore e vërtetë”, tha Trump, me një ton të papritur pajtues për një ish-president të njohur si përçarës.

Ai gjithashtu përshkroi momentin se si i shpëtoi vdekjes, duke u thënë të pranishmëve se mbijetoi falë “hirit të Zotit të Plotfuqishëm”.

“Dëgjova një bilbil të fortë dhe ndjeva një goditje të madhe në veshin tim të djathtë”, tha 75-vjeçari, duke treguar veshin që e kishte mbuluar me fashë.

“Mendova: “Çfarë ishte kjo? Duhet të jetë një plumb”, pohoi ai, shkruan cnn.