Trump e quan Zelenskyn “diktator pa zgjedhje”, i bën thirrje të “veprojë shpejt”

Trump e quan Zelenskyn “diktator pa zgjedhje”, i bën thirrje të “veprojë shpejt”

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka quajtur presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, një “diktator pa zgjedhje”, duke shtuar se ai “bënë mirë që të veprojë shpejt, në të kundërtën nuk do të ketë më një shtet”, raporton Rel.

Këto deklaratë vinë një ditë pas takimit SHBA-Rusi, në Riad të Arabisë Saudite, ku këto dy shtete janë pajtuar për t’i adresuar faktorët “acarues” në raportet mes dy shteteve dhe kanë nisur punën drejt dhënies fund të luftës në Ukrainë.

Në këtë takim nuk mori pjesë Ukraina. Zelensky porositi se “asnjë vendim nuk mund të merret pa Ukrainën lidhur me përfundimin e luftës në Ukrainë”.

Në këtë takim nuk mori pjesë Ukraina. Zelensky porositi se “asnjë vendim nuk mund të merret pa Ukrainën lidhur me përfundimin e luftës në Ukrainë”.

Presidentit ukrainas i ka skaduar mandati pesëvjeçar presidencial vitin e kaluar. Sipas ligjeve në Ukrainë, mbajtja e zgjedhjeve nuk është obligative gjatë kohës së luftës. Por, SHBA-ja së fundi i ka kërkuar Ukrainës që të mbajë zgjedhje të reja, teksa presidenti rus, Vladimir Putin, ka përsëritur vazhdimisht se e konsideron Zelenskyn udhëheqës jolegjitim, për shkak se i ka skaduar mandati.

Reagimi i Trumpit erdhi pasi më herët gjatë 19 shkurtit, Zelensky hodhi poshtë pretendimin e presidentit amerikan se popullariteti i udhëheqësit ukrainas ishte vetëm 4 për qind. Zelensky tha se Trump po përsërit dezinformata, që sipas tij, vinin nga Moska.

Reagimi i Trumpit erdhi pasi më herët gjatë 19 shkurtit, Zelensky hodhi poshtë pretendimin e presidentit amerikan se popullariteti i udhëheqësit ukrainas ishte vetëm 4 për qind. Zelensky tha se Trump po përsërit dezinformata, që sipas tij, vinin nga Moska.

“Duke qenë se po flasim për 4 për qind… E kemi parë këtë dezinformim, e kuptojmë që vjen nga Rusia”, tha Zelensky.

Lidhur me luftën në Ukrainë, Trump kishte bërë deklarata edhe një ditë më herët, kur la të kuptohej se ai fajësonte Ukrainën për nisjen e konfliktit.

“Nuk duhet ta kishit nisur kurrë. Mund të kishit bërë një marrëveshje”, tha Trump.

Ai nuk e sqaroi se çfarë nënkuptonte me këtë, por shpesh ka lënë të kuptohet se lufta filloi për shkak të dëshirës së Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO.

Trump më 19 shkurt po ashtu foli për bisedimet mes SHBA-së dhe Rusisë për përfundimin e luftës në Ukrainë.

“Në ndërkohë, ne suksesshëm po negociojmë me Rusinë për t’i dhënë fund luftës, diçka që të gjithë e pranojnë që vetëm Trump dhe administrata Trump mund ta bëjnë”, tha Trump.

Udhëheqësi amerikan tha se paraardhësi i tij, demokrati Joe Biden, nuk kishte tentuar asnjëherë t’i jepte fund luftës, ndërkaq tha se Evropa ka dështuar që të sjellë paqe.

“E dua Ukrainën, por Zelensky ka bërë një punë të tmerrshme, shteti i tij është shkatërruar dhe miliona kanë vdekur pa nevojë”, tha Trump.

Trump po ashtu tha se shteti i tij ka shpenzuar 350 dollarë për Ukrainën për një luftë “që nuk mund të fitohet, që nuk do të duhej të kishte nisur, por një luftë që ai, pa SHBA-në dhe Trumpin, kurrë nuk mund ta zgjidhë”.

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha të mërkurën se është informuar për bisedimet e mbajtura në Riad, të cilat i vlerësoi “lart”.

Ai tha se Rusia ka nevojë të ndërtojë besimin me SHBA-në në mënyrë që të zgjidhet konflikti në Ukrainë.

“Është e pamundur të zgjidhen shumë çështje, përfshirë kriza ukrainase, pa rritur nivelin e besimit mes Rusisë dhe SHBA-së”, deklaroi ai.