Trump e paralajmëron Rusinë me sanksione shtesë, nëse s’e pranon marrëveshjen për armëpushim

Trump e paralajmëron Rusinë me sanksione shtesë, nëse s’e pranon marrëveshjen për armëpushim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka bërë thirrje Rusisë ta pranojë një armëpushim 30-ditor, duke e paralajmëruar se do të vendosë sanksione shtesë ndaj saj, nëse ajo e hedh poshtë propozimin amerikan.

“Rusia nuk ka rrugëdalje tjetër pos armëpushimit. Po qe nevoja, ne do ta sanksionojmë, megjithëse shpresoj se nuk do të kemi nevojë ta bëjmë”, tha Trump për gazetarë në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën.

“Në pikëpamjen financiare, ne mund të bëjmë gjëra shumë të pakëndshme, shumë të këqija, që janë shkatërruese për Rusinë, por unë nuk e dua një gjë të tillë”, shtoi ai, raporton Rel.

Një ditë më parë, Ukraina e pranoi armëpushimin e përkohshëm pas nëntë orësh bisedimesh me zyrtarët e Trumpit në Arabinë Saudite.