Trump bën thirrje për 20,000 oficerë të rinj për të ndihmuar për deportimet

Trump bën thirrje për 20,000 oficerë të rinj për të ndihmuar për deportimet

Donald Trump e ka urdhëruar Departamentin e Sigurisë Kombëtare të shtojë të paktën 20,000 oficerë për të zbatuar politikat e tij të deportimit.

Direktiva u lëshua të premten dhe është pjesë e planit të administratës për të nxitur emigrantët pa dokumente që të vetëkthehen

Në një video, Trump tha se po e bënte “sa më të lehtë të jetë e mundur” për ta që të largohen nga SHBA-ja.

Qeveria federale do të financojë fluturime jashtë SHBA-së për personat pa dokumente që zgjedhin të largohen vullnetarisht dhe do të ofrojë një “bonus daljeje”, thuhet në urdhrin ekzekutiv.

Urdhri nuk specifikonte se si do të financohej rritja e stafit në Departamentin e Sigurisë Kombëtare (DHS).

Zbatimi i Imigracionit dhe Doganave (ICE), nën-agjencia që merret kryesisht me imigracionin e paligjshëm, aktualisht ka më shumë se 21,000 punonjës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.