
Trump arrin në Arabinë Saudite në udhëtimin e parë të madh të mandatit të dytë
Donald Trump ka zbarkuar në Arabinë Saudite për udhëtimin e parë të madh diplomatik të mandatit të tij të dytë
Presidenti amerikan shpreson të sigurojë investime të reja të rëndësishme në SHBA në udhëtimin katërditor në Arabinë Saudite, Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe
Një darkë shtetërore luksoze është planifikuar më vonë, pasi Trumpi të takohet me Princin e Kurorës Mohammed bin Salman, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
Trumpi gjithashtu e bëri Arabinë Saudite vizitën e parë të madhe të mandatit të tij të parë, duke thyer traditën e presidentëve amerikanë që vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë ose Meksikën, transmeton Klankosova.tv