Triumfon Shqipëria ndaj Gjeorgjisë
Shqipëria fiton 1-0 ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi. Në ndeshjen e vlefshme për Nations League, e luajtur në stadiumin “Mikheil Meskhi” vendosi goli i mesfushorit Kristjan Asllani.
Një gol që i dha tre pikë shumë të rëndësishme Kombëtares shqiptare, që është në lojë për vendin e parë në grupin B1, që është edhe objektivi i kuqezinjve.
Një fitore e rëndësishme, tre pikë shumë të vlefshme për kuqezinjtë të cilët qëndrojnë në lojë për objektivin: vendi i parë në grupin B1.
Kombëtarja do të luajë dy sfidat e fundit të Nations League në muajin nëntor në stadiumin “Air Albania”, fillimisht kundër Çekisë (16 nëntor, ora 20:45) e më pas ndaj Ukrainës (19 nëntor, ora 20:45).