Trishtuese – Del video: Momenti kur therret për vdekje Amir Zhegrova në Podujevë
Vrasja mizore e Amir Zhegroves në shtator 2022 tronditi vendin.
Pas afro 16 muajsh, dalin në skenë edhe momentet tragjike të therrjes me thikë të Zhegrvoës, ku ishin fatale për të.
Gazetarët e lajmi.net Oqean Dermaku dhe Selim Miftari në hulumtimin e tyre, kanë arritur të i sigurojnë edhe pamjet e momentit kritik.
Ata shpjeguan ngjarjen e ndodhur me datën 12.09.2022, ku tregon momentin kur Amir Zhegrova dhe atentatori takohen në një lokacion dhe vërehen ata të fjalosen mes veti.
Më pastaj në pamje mund të shihet momenti i ngjarjes që ka ndodhur, dhe në videon e publikuar gazetari tregon se si ka ardhur momenti i therrjes me thikë i Amir Zhegrovës nga një person me bluzë ngjyrë kuqe që vërehet dukshëm momentin kur ai e therr me thikë tashmë të ndjerin Amir Zhegrova.
Ndërsa gazetari, Selim Miftari, ka marrë në intervistë xhaxhain e Amir Zhegrovës, dhe ky i fundit ka rrëfyer ngjarjen e ndodhur dhe me lejen e tyre gazetari ynë i ka marrë pamjet e papublikuara më parë.
Seanca për dënimin e vrasësit të Amir Zhegrovës ende vazhdon, dhe seanca e radhës gjyqësore është në shkurt të këtij viti.