HomeSportTrepça e blindon edhe Shawn Jonesin

Trepça e blindon edhe Shawn Jonesin

spot_img

Kampionja e Kosovës, Trepça, ka vazhduar ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri duke siguruar edhe qëndrimin e një prej lojtarëve më të rëndësishëm të edicionit të kaluar.

Klubi mitrovicas ka njoftuar zyrtarisht vazhdimin e bashkëpunimit me qendrën amerikane me pasaportë kosovare, Shawn Jones, i cili do të jetë pjesë e “xehtarëve” edhe në sezonin 2026/27.

Jones ishte një nga figurat kyçe në rrugëtimin e Trepçës drejt trofeve gjatë sezonit të fundit, duke sjellë përvojë, dominim në repartin e brendshëm dhe stabilitet në momentet vendimtare.

“Still green. Shawn Jones edhe një sezonë pjesë e KB TREPÇA”, shkroi klubi në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale.

Vazhdimi i bashkëpunimit me Jones konsiderohet një lëvizje e rëndësishme për kampionët e Kosovës, të cilët po punojnë për të ruajtur boshtin e skuadrës që triumfoi në edicionin e kaluar dhe për të mbetur pretendentë kryesorë për trofetë edhe në sezonin e ri.

Lajmet e Fundit

Baton Haxhiu: Besoj se Uran Ismaili do të zgjidhet kryetar i PDK-së, gara do të jetë mes tij dhe Enver Hoxhajt

Analisti Baton Haxhiu ka deklaruar në emisionin “Pressing” se beson që Uran Ismaili do...

Kurti takon Kosin në Mal të Zi, flasin për anëtarësim në BE

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit, sonte në Shën Stefan në Mal...

Kosova U15 në Baku për FIFA U-15 World Cup & Festival

Kombëtarja e Kosovës U15 ka mbajtur sot stërvitjen e parë në Baku të Azerbajxhanit,...

Shiroka Pula takon ipeshkvin Dodë Gjergji, vlerëson kontributin e Kishës Katolike

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ipeshkvin...

Më të lexuarat

Nga reforma territoriale te decentralizimi real në Shqipëri 

Shkruan: Besnik Tahiri Qëndrim këshillues për fazën e ardhshme të reformës së pushtetit vendor në...

SPECIALJA, NDRYSHIM I LIGJIT APO ZHBËRJE E SAJ?

Shkruan: Hisen Berisha Çështja që është ngritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit 2026 nuk mund...

DEKLARATË PËR TA ZGJATUR JETËN E DHOMAVE SPECIALE

Shkruan: Hisen Berisha (Nga deklarata te mos/veprimi shtetëror, nga letra me thirrjen “Shko, Hashim” te...