Tre të lënduar në një aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Tre të lënduar në një aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë

Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë policia.

Zëdhënësi rajonal Avni Zaiti, deklaroi për Klankosova.tv. se në aksident ishin të përfshirë tre vetura.

“Rreth orës 09:15 është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtine segmenti rrugor në Shupkovci. Në aksident janë përfshirë tre automjete. Përveç dëmeve materiale ĺëndime ka pësuar tre persona”, tha Zaiti për Klankosova.tv.