Tre të dyshuar e bëjnë për spital një person në Fushë-Kosovë
Një person është sulmuar fizikisht në Fushë-Kosovë.
Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm.
Viktima ka raportuar në polici se u sulmua nga tre të dyshuarit, si shkak i një mosmarrëveshjeje.
I njëjti ka marrë tretman mjekësor, për shkak të lëndimeve të pësuara.