
Trajneri legjendar Driton Kuka flet për EJU, për sukseset në xhudo
Trajneri legjendar Driton Kuka me përvojën e pesë medaljeve olimpike flet për rrugën drejt suksesit në xhudo, duke theksuar se qëndrimi në majë kërkon përmirësim të vazhdueshëm, metoda të reja dhe qasje moderne në çdo cikël olimpik.
“Si Kosovë, me një bazë të vogël dhe një numër të kufizuar sportistësh, ne duhet nga një sportist të ndërtojmë një Ferrari”, ka thënë Kuka në intervistën për faqen zyrtare të Federatës Evropiane të Xhudos (EJU), që shpjegon pse për të ndërtuar kampionë olimpikë nevojitet punë e detajuar, disiplinë dhe qasje gjithnjë e re.
Lexoni këtu artikullin e plotë nga EJU:
https://www.eju.net/building-a-ferrari/
