
Trajneri i Tottenhamit: Krenar me ekipin, dua Europa League
Pavarësisht një viti të vështirë në Premier League, dhe gjithashtu mungesës së kupave, te Tottenham nuk e kanë humbur ambicien e tyre për të triumfuar në Europa League.
Spurs eliminuan mbrëmë Frankfurt, duke u kualifikuar kështu në gjysmëfinale të Europa League.
“Jam krenar për ekipin. Mendoj se, në të dyja ndeshjet, ne e merituam të kalonim”.
“Unë jam i njëjti trajner që isha dje. Kënaqësia ime vjen duke parë këtë grup lojtarësh që shpërblehen, sepse asnjëherë nuk e kanë humbur besimin. Gjithë zhurma vjen nga jashtë. Dua të fitojmë Europa League”, tha ai, shkruan Ballkanweb.