Trajneri i Dortmund: Barazimi ndaj Bayern rezultat i drejtë, jam realist

Trajneri i Dortmund: Barazimi ndaj Bayern rezultat i drejtë, jam realist

Nuri Sahin, trajneri i Borussia Dortmundit, komentoi për Sky, barazimin 1-1 në “Der Klassiker” kundër Bayern Munich.

“Qëllimi ynë është të fitojmë edhe ndeshje të tilla. Por në minutat e fundit pata ndjenjën se duhej të mbronim një barazim 1-1. Unë jam një realist. Në përgjithësi, pashë një ekip të mirë të Dortmundit sot dhe jam krenar për djemtë. 1-1 ishte rezultat i drejtë. Ne luajtëm me intensitet”, tha Sahin, raporton BW.