
Topi i ‘hat-trick’-ut nga fitorja kundër Komoreve në duart e Albion Rrahmanit
Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se siç e do tradita e futbollit, topi i ‘hat-trick’-ut nga fitorja kundër Komoreve (4:2) tani është në duart e Albion Rrahmanit.
“Topi është nënshkruar nga të gjithë bashkëlojtarët e tij, të cilët së bashku përmbyllën grumbullimin e qershorit me triumf në dy miqësore. Fitoret shijojnë më mirë në shtëpi! Dardan dhe krenar!”, ka njoftuar FFK-ja.