Tony Blair u prit ngrohtësisht edhe nga fëmijët në oborrin e Kuvendit
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, është pritur ngrohtësisht edhe nga shumë fëmijë në oborrin e Kuvendit të Kosovës.
Fëmijët e rrethuan Blairin teksa në duar mbanin flamuj të Britanisë së Madhe dhe të Kosovës, raporton Klankosova.tv.
Pamjet i ka publikuar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me të cilën ish-kryeministri britanik ka mbajtur edhe konferencë për media.