Tony Blair nderohet me “Çelësin e Qytetit”
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka nderuar me “Çelësin e Qytetit” ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.
“Roli i Tony Blair në çlirimin e popullit tonë dhe për lirinë që e gëzojmë ne sot ishte vendimtar. Prandaj, jam tejet i lumtur që sot i dhurova ‘Çelësin e Qytetit’, Toni Blair si nderi më i lartë që dhurohet nga institucioni i Kryeqytetit. Toni Blair është dhe do të jetë një prej figurave më të respektuara dhe një prej miqve më të shtrenjtë që ka Kosova”, ka thënë Rama.