
Tkurret tregtia e jashtme e Shqipërisë, eksportet bien për 8.5%
Tregtia e jashtme po sjell më pak të ardhura në tregun e Shqipërisë.
Në muajin shtator, Shqipëria arkëtoi nga shitja e mallrave 31 miliardë lekë, ose 8.5 për qind më pak se të ardhurat e një viti më parë, raporton euronews.al, transmeton Klankosova.tv.
Tregtia e jashtme u tkurr 8.5 për qind në muajin shtator muajin shtator, me vlerën e eksporteve që zbriti në 31 miliardë lekë.
Prirja që Shqipëria të fitojë më pak lekë duke shitur mallra në shtetet e tjera ka nisur që në vitin 2022, me luhatje pas çdo muaji, të cilat janë ndikuar kryesisht nga rënia e euros.
Megjithatë, rënia duket të jetë ngadalësuar, nëse e krahasojmë me muajin gusht kur eksportet binin me 18 p֝ër qind.
Nga ana tjetër, të dhënat e INSTAT tregojnë se në shtator, jo vetëm është shitur më pak, por edhe është blerë më pak.
Importet e mallrave arritën vlerën 71 miliardë lekë, duke u ulur me 3 për qind, në krahasim me një vit më parë.